Rama në Pragë, ‘përgëzon’ presidentin rus: Putini na ndihmoi, BE kuptoi sa e rëndësishme ishte të kishte pranë Ballkanin Perëndimor
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka folur sot në në Pragë, në “GLOBSEC 2024”, me temën e zgjedhur nga moderatori Steve Clemons, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”.
Intervista nisi me një batutë nga moderatori për atletet e Kryeministrit. “I thashë jam shumë xheloz për këpucët se kam ecur nga një skenë në tjetrën sot me këto këpucë të parehatshme”, tha ai, ndërsa Rama u përgjigj: “janë të lira, mund t’i blesh dhe ti”.
Rama theksoi më tej rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Pikë së pari, përgëzoj Putinin, se falë tij BE kuptoi sa e rëndësishme ishte të kishte pranë Ballkanin Perëndimor. Ishte diçka fatkeqe, na duhej Vlaimiri për ta bërë të qartë këtë gjë. Përpara pushtimit në Ukrainë, kishte njerëz që thoshin se NAtO-n nuk ka pse të ekzistojë më. Kishte shumë njerëz në union që nuk besonin aspak në atë që e përsërisnin si moto se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE, duke e bërë njësoj si komunistët njeherë e një kohë që na thoshin se vendi ynë është në parajsën tokësore. Realiteti goditi fort, lufta në Ukrainë tronditi tërëisht status kuonë. BE nisi të ndërgjegjësohej sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor. Von der Leyen luajti rol thelbësor, që prej ditës së parë u përpoq të përcillte mesazhin, por iu desh edhe ndihmë nga Putini”.
AlbaniaWeb.net