Fri, Nov 29, 2024

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, kapet në Lezhë 28-vjeçari shqiptar! Do ekstradohet drejt Italisë

  • PublishedAugust 31, 2024

Një 28-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Lezhë. Ai ka qenë nbë kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

28-vjeçarit A.Ll i lindur në Pukë në 2023 i është caktuar nga Gjykata e Bolonjës masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, ky shtetas ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e dogave  të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.



AlbaniaWeb.net