Thu, Nov 28, 2024

Aksident tragjik në Itali/ Ndërron jetë 24-vjeçarja, plagoset rëndë foshnja! Shqiptari po drejtonte makinën i dehur dhe nën efektin e drogës

  • PublishedSeptember 1, 2024

Një shqiptar është vënë në pranga në Itali, pasi rezultoi nën efektin e drogës dhe alkoolit ndërsa po udhëtonte me partneren e tij dhe pësuan aksident.

Sipas mediave italiane, 22-vjeçari Ali Hoxha rezultoi pozitiv në analizat për zbulimin e pranisë së alkoolit dhe drogës në gjak.

Mariagrazia Bedin  humbi jetën pasi makina u kthye përmbys në Fondi.

Makina e drejtuar nga partneri i saj është përmbysur me sa duket nga pakujdesia e 22-vjeçarit.

Djali disa muajsh i çiftit gjithashtu u plagos rëndë dhe ndodhet në spitalin Bambino Gesù në Romë .

Drejtuesi i mjetit u vu në pranga.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sant’Anastasia, pas mesnate, kur automjeti Golf i drejtuar nga i riu është përmbysur për shkak të shpejtësisë së madhe.

Në makinë ndodhej edhe partnerja e tij 24-vjeçare, djali i tyre pak muajsh, së bashku me motrën e tij.

Makina u përmbys disa herë duek shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 24-vjeçares, ndërsa dy të tjerët nuk janë në gjendje kritike, por po marrin kujdes shëndetësor.



AlbaniaWeb.net