Sonazhet trondisin Gjermaninë: Partia e ekstremit të djathtë gjerman, AfD, do të fitojë zgjedhjet në Turingi
Për herë të parë që nga viti 1945, një parti gjermane e ekstremit të djathtë parashikohet të fitojë në zgjedhjet rajonale, sipas sondazheve të fundit.
E themeluar në vitin 2013, Alternativa e ekstremit të djathtë, Alternativa für Deutschland (Alternativa për Gjermaninë) është në rrugën e duhur për të pretenduar fitoren në zgjedhjet parlamentare lokale në rajonin lindor të vendit, Turingia, tregojnë sondazhet fillestare të bëra nga transmetuesi shtetëror gjerman ZDF.
AfD parashikohet të marrë 33.5% të votave përballë partisë konservatore Demokristiane (CDU) me 24.5%, sipas ZDF.
“Ky votim është një refuzim i qeverisë së koalicionit”, tha të dielën në një deklaratë bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel.
“Ky është një rezultat edhe më i fortë se në zgjedhjet e kaluara dhe rrjedhimisht, do të dalim më të fortë nga zgjedhjet. Është refuzim i këtij koalicioni dhe ata duhet të pyesin veten nëse mund të vazhdojnë të qeverisin. Duhet të shtrohet pyetja për zgjedhje të reja. Sepse nuk mund të vazhdojë kështu”, u shpreh ajo.
Megjithatë, AfD nuk ka gjasa të jetë në gjendje të formojë një qeveri rajonale, pasi e ka të vështirë të bëjë aleancë me parti të tjera.
Degët e AfD janë klasifikuar si ekstremiste të krahut të djathtë nga agjencia e inteligjencës gjermane dhe kandidati kryesor i partisë në Turingia, Björn Höcke është gjobitur dy herë për përdorimin e një slogani nazist.
AlbaniaWeb.net