Beleri kërkon lirimin me kusht/ Pas tri seancash të dështuara, sot pritet të vendoset për fatin e tij! Para Gjykatës së Fierit edhe mediat greke
Sot, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, është paraqitur sërish Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht.
Tre seancat e mëparshme kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili do të shqyrtojë provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.
Prokurori i çështjes është Oljana Gjergjefi, e cila do të përfaqësojë akuzën. Kjo seancë pritet të jetë vendimtare për fatin e Belerit.
Ndryshe nga herët e tjera sot ka një interes më të madh nga mediat greke. Janë disa media greke që presin para Gjykatës mbërritjen e Belerit.
AlbaniaWeb.net