Thu, Nov 28, 2024

“Komisioner i përhershëm për integrimin e rajonit”/ Rama në Bled: Kur Putin pushtoi Ukrainën, BE kuptoi që po jeton në një botë paralele

  • PublishedSeptember 2, 2024

Kryeministri Edi Rama, në Forumin Strategjik të Bledit, përshëndeti propozimin për të pasur një komisioner të përhershëm të zgjerimit për vendet e rajonit.

Kryeministri theksoi se rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“U ndjeva i inkurajuar, sepse më në fund dëgjova dikë të thotë atë që e them që ditën e parë. Ishte puna e Putinit. Atij iu desh të pushtonte një vend për të ndihmuar BE-në të kuptojë që po jeton në një botë paralele. Një vit më parë, këtu në Bled, von der Leyen, premtoi planin e ri të rritjes që tani është vënë në rrugën e duhur. Duhet të bëjmë të gjithë punën për të qenë të gatshëm për të hyrë në BE. Të marrim më shumë instrumente e të hyjmë në më shumë hapësira të BE-së. Është një moment,  ku ndihem ku ndihem pozitiv për BE-në”.



AlbaniaWeb.net