Konflikt i armatosur në Prishtinë, një i vdekur dhe pesë të plagosur
Një person dyshohet se ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur në një përleshje me armë zjarri në lagjen Aktash në Prishtinë.
Sipas informacioneve nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, nga Klinika Emergjente, tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Dyshohet se në konflikt janë përfshirë dy grupe derisa, sipas informacioneve, në konfliktin që ndodhi rreth orës 22:00 të natës së të dielës u përdorën edhe armë të gjata.
AlbaniaWeb.net