Krahasimi me Ronaldon, Mbappe:Të gjithë e dinë vlerësimin për të, por unë jam Kylian
Në ndeshjen e katërt, Kylian Mbappe më në fund u zhbllokua në La Liga. Madje shënoi dy herë.
Kylian e dërgoi një pasim të mrekullueshëm nga Valverde në rrjetë dhe minuta më vonë, falënderoi Vinicius që e lejoi atë të ekzekutonte penalltinë.
“Moment i madh, prisja të shënoja në këtë stadium mitik, më i miri në botë. Sidoqoftë, e rëndësishme ishte fitorja. Pas Las Palmas ishte e rëndësishme të fitonim. Ishte një ndeshje e vështirë, por ne jemi Real Madridi”.-tha ai para kamerave.
Teksa u pyet se nëse është pasardhësi i Cristiano Ronaldos, Mbappe tha:
“Nuk është presion, është futboll. Të gjithë e dinë respektin që kam për Cristianon, por unë jam Kylian. Presioni i vetëm që kam është përshtatja sa më shpejt me ekipin”.
Kam ardhur në këtë klub natyrshëm, me përulësi, me dëshirën për të kaluar mirë edhe jashtë fushës me shokët e mi dhe klubin, si me Vinin ashtu edhe me të tjerët. Kemi një grup të jashtëzakonshëm, janë të gjithë njerëz të mëdhenj, përveçse lojtarë të mëdhenj. Gjërat do të përmirësohen si me lojtarët e tjerë të mi, taktikisht, teknikisht, edhe pse luajmë çdo tri ditë dhe nuk kemi shumë kohë për t’u stërvitur. Unë kam gola për tituj, gjithmonë duhet të shënoj. E di që duhet të shënoj në çdo ndeshje. Nuk kisha shënuar në tri ndeshje dhe njerëzit tashmë po flisnin… Mendoj ta ndihmoj ekipim për të fituar tituj”.