Sat, Nov 23, 2024

Lajm i keq për fansat, Adele merr vendimin e papritur

  • PublishedSeptember 2, 2024

Adele ka konfirmuar se po përgatitet të marrë një pushim nga muzika, duke mërzitur kështu fansat e saj.

Ndërsa fituesja e çmimit Grammy përfundoi koncertin e saj në Mynih të shtunën, njoftoi se pas kthimit të saj në Las Vegas, do të marrë një pauzë nga performancat.

Por pas kësaj, nuk do t’ju shoh për një kohë tepër të gjate” tha ajo.

“Nuk kam fare plane për muzikë të re” tha ajo për shërbimin publik të transmetimit gjerman ZDF. “Dua një pushim të madh pas kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera krijuese, vetëm për pak kohë.”

Adele, e cila publikoi albumin e saj të fundit në vitin 2021 – filloi koncertet e saj në Mynih në fillim të gushtit, duke performuar dy shfaqje në javë gjatë gjithë muajit. Koncerti i së shtunës në Mynih shënoi fundin me 10 shfaqje në kryeqytetin gjerman.

Albumi i saj më i fundit u publikua në vitin 2021, gjashtë vjet pasi publikoi albumin e saj hit të vitit 2015 “25”. Albumi i saj i parë dhe i dytë dolën respektivisht në 2008 dhe 2011. Ajo më parë ishte larguar nga performancat në vitin 2011 për t’iu nënshtruar një operacioni. Adele gjithashtu mori pushim pasi solli në jetë djalin e saj në vitin 2012.