Sun, Nov 24, 2024

LIVE/ “Zhurma” për listën, Sylvinho lë në shtëpi Brojën, rikthehet Myrto Uzuni

  • PublishedSeptember 2, 2024

Kombëtarja do të nisë sot grumbullimin në kuadër të dy sfidave të para në grup, për Nations League, ato ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të cilat do të zhvillohen përkatësisht më 7 dhe 10 Shtator. Përpara se sa ekipi ynë kombëtar të zhvillojë këtë pasdite edhe seancën e parë stërvitore, përpara mediave është paraqitur edhe trajneri i kombëtares tonë, braziliani Sylvinho

Në këtë konferencë trajneri i’u përgjigjet interesit të gazetarëve , sa i takon listës së lojtarëve të grumbulluar, ku në të ka mungesa të rëndësishme me lojtarë si Uzuni, Muçi apo Bare që nuk janë përzgjedhur nga tekniku për këto dy ndeshje, si dhe për prurjet e reja në ekipin kombëtar, të futbollistëve si Agim Zeka apo Sebastjan Spahiu.

Në fillim të konferencës Sylvinho i falënderoi të gjithë, për mbështetjen që i kanë dhënë, pas humbjes së nënës së tij pak ditë më parë.

Sa i takon Brojës, Sylvinho sqaron se ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës, për shkak të problemeve në tendinë. Në këtë mënyrë ne kemi grumbulluar Uzunin, që pritet të vijë nesër.

AlbaniaWeb.net