Mario Mitaj transferohet në Arabinë Saudite, mbrojtësi bashkohet me Al-Ittihad, shifrat e operacionit
Mario Mitaj do të transferohet te Al-Ittihad. Mbrojtësi shqiptar ka zgjedhur Arabinë Saudite si destinacion për të vijuar karrierën, teksa do të firmosë në formë huazimi. Pas shumë javësh me thashetheme, Mitaj ka vendosur të largohet nga ekipi rus i Lokomotivës së Moskës për t’u bashkuar me ekipin që drejtohet nga Blanc.
Në bazë të asaj që shkruajnë mediat, lojtari do ketë një rrogë prej 3 milionë eurosh. Huazimi i ka kushtuar arkave të Al-Ittihad 1 milion e 200 mijë euro, ku do të ekzistojë mundësia e blerjes së kartonit për 5 milionë euro. Paraqitjet e tij të fundit, si me klubin rus, ashtu edhe me kombëtaren tonë kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg, çka ka bërë që profili i tij të kthehet në një emër të lakmuar në tregun e transferimeve.
#Calciomercato | Mario #Mitaj, difensore albanese del Lokomotiv Mosca, va all’Al-Ittihad in prestito con diritto di riscatto
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 2, 2024
()