Pak dilema për Vojvodën, te Torino të vendosur për mbrojtësin, palët drejt rinovimit?
Mërgim Vojvoda me gjasë do të qëndrojë te Torino. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mbrojtësi shqiptar do të rinovojë kontratën me klubin nga Torino.
Sipas asaj që bëhet e ditur, Vojvoda do të vijojë bashkëpunimin me klubin “Granata” deri në vitin 2027. 29-vjeçari, luajti 28 ndeshje në sezonin e kaluar.
Ai është pjesë e kësaj skuadre që nga viti 2020, periudhë në të cilën vinte nga ST Liege.