“Dy ekipe, një flamur”, Vllaznia njofton për miqësore me fqinjët nga Ulqini
Vllaznia ka njoftuar se do të zhvillojë një ndeshje miqësore me ekipin që përfaqëson Ulqinin.
Klubi shkodran shkruan në profilin zyrtar se ndeshja do të zhvillohet ditën e premte më 6 shtator në orën 19:00. Dueli do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe hyrja do të jetë falas për tifozët.
Njoftimi i plotë
Ndeshje miqësore
KF Vllaznia- FK Otrant Olympic
E premte, 06 Shtator
19:00
Stadiumi “Loro Boriçi”
Dy ekipe- Një flamur
Forca Vllaznia
Vllaznia, një jetë, dy ngjyra, një skuadër!