Thu, Nov 28, 2024

Goditet grupi kriminal në Vlorë/ Bien në pranga 7 persona, u shisnin turistëve drogë! Sekuestrohet kokainë, MDMA, ekstazi dhe LSD

  • PublishedSeptember 3, 2024

Një grup kriminal është goditur në Vlorë, ndërsa në pranga kanë rënë 7 persona.

Gjatë një festivali të zhvilluar në Delisuf të Vlorës u arrestuan 5 shtetas të huaj dhe 2 shqiptarë pasi u shitën pjesëmarrësve droga të ndryshme.

Në pranga ranë: A. S., 37 vjeç, banues në Poloni; P. O., 38 vjeç, banues në Hungari; Ch. G., 27 vjeç, banues në Itali; G. M., 20 vjeçe, banuese në Itali; P. S., 43 vjeç, banues në Çeki; S. S., 20 vjeç, banues në Tiranë; F. K., 27 vjeç, banues në Kosovë.

Ata vepronin si grup duke siguruar droga të ndryshme, të cilat i ndanin në doza dhe ua shisnin turistëve dhe pushuesve që po ndiqnin festivalin.

Me cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi doza dhe tableta të lëndëve narkotike kokainë, MDMA, ekstazi, LSD dhe kanabis, 1800 euro të përfituara nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 automjete.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.



AlbaniaWeb.net