Thu, Nov 28, 2024

“Nuk kam folur..”/ Erjola zbulon se me kë nga ish-banorët e BBV3 ka ende komunikim

  • PublishedSeptember 3, 2024

Përveç romancës, Erjola Doçi teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, foli edhe për projektet e saj televizive si dhe për eksperiencën në ‘Big Brother VIP Albania’.

Doçi u shpreh se ka komunikim me Rike Roçin, Julian Dedën, Roza Latin. Ndërkohë shtoi se me Ledjona Xheladinajn nuk ka komunikuar shumë së fundmi, pasi vera i ka hallakatur.

Pjesë nga intervista:

Erjola: Po ja, sot nuk u zgjova për faj të Rike Roçit.

Enxhi Nasufi: Po pse?

Erjola: Deri në orën 4 me kamerë se ishte e sëmurë, nga Sardenja në Shqipëri dhe ngela.

Blendi Salaj: Të mori Rike në telefon?

Erjola: Po dhe isha deri vonë duke fol me të. Kryesisht me Riken, me Julin që kam pasur shumë komunikim. Janë edhe Roza, me Ledjonën së fundmi nuk kemi folur shumë se pavarësisht gjithçkaje të hallakat pak vera. Ja dhe gocat, ja dhe Françeska që nuk lamë gjë pa i thënë njëra-tjetrës dhe jemi duke shijuar jugun.