US Open/ Kualifikohet Sinner, në çerekfinale do të përballet me Medvedev
Jannik Sinner i tregon botës pse ai mban statusin e numrit një në renditje. Tenisti italian kualifikohet në çerekfinalet e US Open, pasi ka mposhtur në 3 sete 3-0 (7-6, 7-6, 6-1) Tommy Paul. Sinner do të sfidojë për një vend në gjysmëfinale rusin Medvedev.
Kompletohet tabloja e çerekfinaleve të turneut amerikan. Alex de Minaur fiton derbin australian kundër Thompson dhe kualifikohet në turin tjetër ku përballë do të Draper.
Sinner- Medvedev, de Minaur- Draper, Fritz- Zverev dhe Dimitrov- Tiafoe janë 4 sfidat çerekfinale të këtij edicioni të US Open për meshkuj.