Thu, Nov 28, 2024

“U shoqërua vetëm për një verifikim dhe u la i lirë”, avokati i Safet Bajrit: S’ka lidhje me atentatin në Shkodër, duan t’i përbaltin emrin

  • PublishedSeptember 4, 2024

Pasi policia pranoi jo zyrtarisht se e thirri Safet Bajrin mbrëmjen e kaluar për të verifikuar automjetin me të cilin ai po udhëtonte, nga Lezha drejt Shkodrës, ka reaguar avokati i tij.

Për shkak se janë këqyrur disa kamera sigurie mbas një atentati në Shkodër, policia kishte dyshime se atentati ka pasur në shënjestër mjetin e Safet Bajrit ndaj dhe makina është kontrolluat. Bajri ka qëndruar pak momente në polici dhe më pas është lënë i lirë.

Ndërkohë në një reagim për mediat avokati Sokol Tahiraj, mbrojtësi ligjor i Safet Bajrit ka  përgënjeshtruar lajmin e dhënë më herët për sa i përket shoqërimit në polici.

“Ai është shoqëruar vetëm për një verifikim dhe më pas është lënë i lire. Dua të theksoj se nuk ka lidhje as me atentatin as me shënjestrën e atentatit dhe me asnjë person të përfshirë në këtë atentat. E përgënjeshtroj lajmin me qëllim mos përbaltjen e emrit te klientit tim”- tha avokati.



AlbaniaWeb.net