Katy Perry: Nëse burri e ka pastuar kuzhinën, atëherë le të bëhet gati për seks
Këngëtarja amerikane Katy Perry, ka një flamur të kuq në përzgjedhjen e partnerit të saj… ai duhet që të jetë patjetër i dhënë në punët e shtëpisë, dhe të ndajë ngarkesën me të. Deklaratat e fundit që ajo ka bërë në podcasting Call Her Daddy, janë kryefjalë e të gjitha mediave rozë.
“Burri im Orlando Bloom pastron shtëpinë dhe lan enët, dhe unë e shpërblej me seks”, është shprehur Perry. Në rrjetet sociale, ka pasur reagime të ndryshme lidhur me këtë deklaratë: disa e kritikojnë, ndërsa të tjerë imagjinojnë skenën.
“Ndihmoni nëpër shtëpi, ndani ngarkesën ose ndihmoni që ngarkesa të jetë më e lehtë”, shtoi ajo. “Ngarkesa mund të jetë kaq e rëndë për gratë, dhe ka kaq shumë gjëra të padukshme që ne bëjmë, dhe fjalë për fjalë ka të bëjë me ndarjen e asaj barre”, vijoi ajo.
Artistja nga Santa Barbara, gjatë karrierës së saj, ka tërhequr vëmendjen edhe për veshjet ose videoklipe që kanë përmbajtje të lartë seksuale. Katy Perry është në një lidhje me Orlando Bloom që nga viti 2016 dhe e kanë shtyrë dasmën vetëm për shkak të pandemisë. Në vitin 2020, ata mirëpritën Daisy Dove Bloom, vajzën e tyre të parë.
Jeta seksuale duket se vazhdon të jetë në formë për çiftin, pasi këngëtarja në të kaluarën e kishte përshkruar aktorin si “një hamshor”.
Këtë herë ajo ka hyrë më në detaje në intervistën për podcastin të udhëhequr nga Alex Cooper:
“Nëse zbres shkallët dhe gjej kuzhinën të pastër dhe të gjitha enët të lara, është më mirë që të jetë gati për seks oral”, ndërsa ka shtuar: E kam fjalë për fjalë. Nuk kam nevojë për një Ferrari të kuq se atë mund ta blej vetë.