U dogj me benzinë nga i dashuri, ndërron jetë atletja olimpike
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku atletja olimpike Rebecca Cheptegei ka ndërruar jetë.
BBC raporton se atletja u dogj me benzinë pak ditë më parë nga i dashuri.
Dikson Ndiema Marangach raportohet se ka hyrë në shtëpinë e atletes me një enë me 5 litra benzinë.
Cheptegei kishte shkuar në kishë me fëmijët e tyre dhe kur ajo u kthye, burri i derdhi benzinën dhe i vuri flakën.
Si pasojë e sulmit ajo pësoi djegien në 80 përqind të trupit, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë.
I dashuri i atletes 33-vjeçare, Dikson Ndiema Marangach gjithashtu pësoi lëndime nga djegia gjatë sulmit. Ai gjithashtu u shtrua në të njëjtin spital me rreth 30 për qind djegie.
Mendohet se shkak është bërë një konflikt për një tokë. Çifti ka edhe dy fëmijë.