Brescianini “shënon gol” edhe jashtë fushe, mesfushori “azzurr” shfaqet i lumtur në krahët e partneres së tij (FOTO GALLERI)
Është duke kaluar momentin më të mirë të karrierës së tij. I spikatur sezonin e shkuar tek Frosinone, Brescianini e ka nisur sezonin e ri mjaftë mirë tek Atalanta, aq sa edhe siguroi thirrjen e parë në kombëtaren italiane nga Luciano Spalletti.
Por jo vetëm kaq, mesfushori italian duket se po kalon një periudhë të artë edhe jashtë fushës së lojës, teksa shfaqet shumë i lumtur në krah të partneres së tij Benedetta Volpi. Dyshja nuk harron edhe të ndajë në rrjetet sociale me fansat e tyre, disa prej momenteve më të këndshme të kaluara së bashku.