Fri, Nov 15, 2024

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, del ekspertimi mjeko-ligjor! Ja çfarë e shkaktoi vdekjen e 42-vjeçarit

  • PublishedSeptember 6, 2024

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42 vjeçarin Egli Proga,i cili u rrah për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec.

Në akt -ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat ” janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.

Sipas aktit të ekspertimit,shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është : “hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.
“Nē mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L” ,thuhet nē akt-ekspertim .

Akt- ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meço,me akuzën e vrasjes me dashje dhe procedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari.

Por Prokuroria e Korçës,në seancën për caktimin e masës së sigurisë,lehtësoi akuzën për Denis Meço nga vrasje me dashje,në vrasje nga pakujdesia,çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.



AlbaniaWeb.net