Kush ishte shënjestra e atentatit në Shkodër? Një nga vëllezërit Kajoshi ndodhej në makinë, njëri kampion boksi, tjetri i shpallur në kërkim për…
Dyshohet se në makinën që u qëllua me armë zjarri në Shkodër ka qenë njeri nga dy djemtë e Sokol Kajoshit, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Arjon Kajoshi është rekordmeni i Shqipërisë në boks, kampion absolut në vitet e fundit, ndërsa i vëllai Arlind Kajoshi, është marrë me sportin e hipizmit ashtu si i ati, por ai është përfshirë në ngjarjen e rëndë të fillimit të Qershorit, ku disa persona dhunuan me mjete të forta shtetasin Vladimir Bruci.
Më 4 qershor policia zbardhi 6 autorët e plagosjes dhe mes të shpallurve në kërkim ishte edhe Arlind Kajoshi.
Pasi ka qëlluar katër herë drejt automjetit, me asnjë të plagosur, autori është shpallur në kërkim.
AlbaniaWeb.net