Nations League/ Kompanitë e basteve vendosin në “peshore” Ukrainën dhe Shqipërinë, koeficientët e ndeshjes
Shqipëria nis sot rrugëtimin në Nations League, ku do të përballet me Ukrainën në epet ARENA (Prague). Kompanitë e basteve kanë njohur sportdashësit me koefiecientët e ndeshjes, teksa vihet re fakti se favorit për këtë takim janë ukrainasit.
Një sukses i të besuarve të Rebrov kuotohet me 1.75, ndërsa barazimi 3.50. Triumfi i kuqezinjve të Sylvinhos vlerësohet me koeficientin 4.75. Takimi do të luhet në Pragë.
(J.S/)