Wed, Nov 27, 2024

Pas ndarjes nga Lumbardhi, rrëfehet për herë të parë Kaderi

  • PublishedSeptember 7, 2024

Ndarja për herë të dytë e çiftit Lumbardh dhe Kader, romanca e të cilëve nisi brenda katër mureve të shtëpisë së “BBVK”, u komentua gjerë e gjatë në rrjet. Ka qenë Kaderi ajo e cila fillimisht dha lajmin pa ndarë më tepër detaje rreth ndarjes. Sakaq së fundmi në një intervistë për “Prive” ajo ka zbuluar më tepër detaje rreth krisjes së tyre teksa thekson se nuk ka një ribashkim!

    “Lidhja jonë sa kohë ishim brenda në Big ka qenë super, por kur kemi dalë jashtë nuk ishte ashtu. Lumbardhi brenda ishte krejt ndryshe dhe jashtë jam ballafaquar me një njeri krejt tjetër. S’dua të flas asgjë të keqe për të se i keqi do të mbesë gjithnjë me të keqe. I uroj fat, suksese në jetën e vet. E dini që edhe më herët kur jemi ndarë i kam dhënë edhe shansin e dytë për ta provuar, por ai s’diti ta trajtojë mirë atë shans që i dhashë. Unë për vete e kam menduar për më gjatë, por nuk na ka ecur. Nuk ka një ribashkim.”

Sa i përket lajmeve të tradhtisë, përgjigjja e saj nuk ishte shumë e qartë. Ajo tha se të dy janë lënduar, por iu shmang pyetjes së drejtpërdrejtë.