Mon, Nov 25, 2024

VIDEO/ Shqipëria e nis me “këmbën e mbarë” Nations League, kuqezinjtë thyejnë Ukrainën për herë të parë në histori

  • PublishedSeptember 7, 2024

Shqipëria tregon forcën në Pragë, kuqezinjtë mundin 1-2 Ukrainën në ndeshjen e parë të League B në Nations League. Një sukses me vlerë të madhe, e para fitore ndaj këtij rivali në histori.

Në pjesën e parë nuk munguan rastet, me të dyja skuadrat që patën mundësitë respektive për të zhbllokuar ndeshjen. Ekipi i Rebrov dërgoi tifozërinë ukrainase në festë në minutën e 49-të, teksa Konoplay dërgoi sferën pas shpinës së portierit Strakosha.

Të besuarit e Sylvinhos nuk u dorëzuan dhe ia dolën që të përmbysin shifrat. Ismajli bëri bomberin në minutën e 54-të, ndërsa Asani në të 66-të kompletoi përmbysjen. Deri në fundin e ndeshjes, skuadra jonë mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të marrë kështu 3 pikë.

Shqipëria në ndeshjen e radhës do të luajë ndaj Gjeorgjisë, 10 shtator në “Air Albania”. Ndërsa Ukraina, do të sfidojë Çekinë që u mund thellë në Tbilisi me shifrat 4:1.

(VIDEO)

 

 

AlbaniaWeb.net