Zvicra pa Xhakën ndaj Spanjës, trajneri Yakin: Mungesë e madhe, por do jetë lider në dhomat e zhveshjes
Zvicra sfidon pa Granit Xhakën skuadrën e Spanjës pas pak ditësh, në kuadër të Nations League. Xhaka nuk do të mund të kontribuojë në këtë sfidë, për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Danimarkës. Rreth kësaj teme ka folur Murat Yakin, tekniku i Helvetëve, në konferencë.
“Xhaka do të jetë me ne, pasi menjëherë bëri me dije se dëshiron të jetë në skuadër, por edhe në dhomat e zhveshjes për ndeshjen ndaj Spanjës. Kjo tregon madhështinë e tij.
Loja jonë do të jetë e guximshme dhe për bazë do t’i marrim ndeshjet në Kampionatin Evropian. Do të luajmë në shtëpi, në stadiumin e mbushur plot. Do të luajmë futboll intensiv, jemi mësuar me këtë. Kjo kërkon shumë vrapim, duele, dhe për shkak të pasimeve të shumta të Spanjës, duhet të jemi të fokusuar” – tha ai.