Thu, Sep 26, 2024

“Mbajeni mend”/ Rama bën parashikimin për zgjedhjet parlamentare: PD zor se merr më shumë mandate se në 1997, humnerën do e ketë destinacion ekskluziv

  • PublishedSeptember 8, 2024

Rama: Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marrë më shumë mandate se në 1997. Mbajeni mend. I vetmi ndryshim është se atëherë e gjithë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti, ndërsa këtë herë humnera është destinacion ekskluziv vetëm i asaj partie. Disa thonë se Shqipëria sot është vend pa të ardhme dhe pa mundësi për të mbajtur frymën gjallë. Pa të ardhme dhe me borxhe Shqipëria ishte kur populli i largoi ata që e thonin.

PD në 1997 ka marrë 336.167 vota dhe 25 mandate përballë 690.003 votave dhe 101 mandateve të Partisë Socialiste.

Lajmi në përditësim…



AlbaniaWeb.net