Përjashtimi nga përfaqësuesja, lojtari i Kosovës fotografohet në një nga lokalet e natës në Prishtinë? (FOTO)
Kosova përjashtoi nga grumbullimi 3 lojtarë për shkak të thyerjeve të rregullave disiplinore, teksa lajmi i bë i ditur nga Federata e Futbollit. Më saktësisht, jashtë skuadrës dardane për ndeshjen e radhës janë Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.
Mediat në Kosovë, kanë hulumtuar për të zbuluar arsyen e vërtetë të përjashtimit të futbollistëve. Muric, portieri i përfaqësueses, është parë të shtunën mbrëma në lokalet e Prishtinës. Gjithsesi, akoma mungon konfirmimi zyrtar, i cili me siguri do të mbërrijë në orët në vijim.