Sat, Nov 23, 2024

Policia, masa për vitin e ri shkollor! Autoritetet zbulojnë planin për trafikun, kërkojnë bashkëpunim nga prindërit

  • PublishedSeptember 8, 2024

Përveç gëzimit dhe entuziazmit si të fëmijëve dhe të prindërve në ditën e parë të shkollës, të gjithë i druhen trafikut.

Por përveç masave që ka marrë bashki e Tiranës duke mos lejuar qarkullimin e furgonëve të mallrave në orën 7.00 me 9.00, edhe policia e qarkullimit  rrugor është angazhuar për të garantuar siguri rrugore dhe qarkullim më të shpejtë.

Policia rrugore kërkon edhe bashkëpunimin e prindërve që do të shoqërojnë fëmijët për në shkollë .

‘Ne do të jemi pranë çdo shkolle duke mos lejuar që edhe furgonët  që sjellin nxënës të qëndrojnë gjatë”- shprejet Renis Vangjelaj -specialist trafiku.

Policia e qarkullimit rrugor fton qytetarët që të respektojnë rregullat qarkullimit në rrugë në mënyrë që të mos krijojnë  trafik dhe të përdoret transporti publik nga të gjithë ata të cilët nuk e kanë të nevojshëm përdorimin e automjetit .



AlbaniaWeb.net