Belgjika, De Bruyne pas humbjes: Paraqitje e papranueshme, kjo skuadër nuk mund të vijojë kështu
Kevin De Bruyne, mesfushori i Belgjikës u tregua i ashpër pas humbjes me Francën.
“Një paraqitje e papranueshme. Ne ishim gjashtë pas, nuk kishte asnjë lidhje mes reparteve. As në pjesën e dytë. Nuk ka të bëjë me tranzicione. Ka të bëjë me mënyrën e lojës dhe njerëzit, të cilët nuk e bëjnë punën e tyre”.
“Duhet të përmirësohemi në çdo aspekt, nuk jemi mjaftueshëm të mirë për të arritur një nivel më të lartë për momentin. Por pikërisht për këtë arsye duhet të japim gjithçka, nëse nuk e bëjmë ka mbaruar. Dikush nuk i kryen detyrat e tij, mund të pranoj që nuk jemi në nivelet e 2018-ës, por gjëra të tjera janë të papranueshme, por nuk do t’i them”.