Napoli-De Laurentis 20 vite bashkë, presidenti: Rrugëtim i jashtëzakonshëm, e kemi bërë Napolin të shkëlqejë në Itali dhe Evropë
Napoli dhe De Laurentis një “dashuri e përjetshme”. Tek klubi napoletan ka vend për të festuar. Sot mbushen 20 vite nga koha kur klubin napoletan e drejton regjizori I famshëm dhe njëkohësisht një prej biznesmenëve më të fuqishëm Italian, Aurelio De Laurentis.
“Njëzet vjet pasion, sfida, ëndrra të shndërruara në realitet, nga fushat periferike te netët evropiane. Pesë trofe të ngritur në qiell, një Scudetto që na riktheu në çatinë e Italisë pas 33 vitesh pritje. Njëzet vjet të parezistueshme pasioni që vazhdon të rrahë në të gjitha zemrat blu. Historia vazhdon!” Ky është postimi social i Napolit për 20 vitet e epokës së Aurelio De Laurentiis.
Ndërkohë vetë De Laurentis ka një mesazh për të gjithë tifozët napoletanë në këtë përvjetor: “Me krenari festoj këto 20 vitet e para të rrugëtimit të jashtëzakonshëm, si President dhe pronar i Napolit, të cilin të gjithë së bashku e kemi bërë të shkëlqejë në Itali dhe Evropë, me një rrugë fitimtare. Faleminderit të gjithë atyre që morën pjesë në këtë arritje”.