Nëna e Mihrije Brahës në gjendje të rëndë shëndetësore?
Këngëtarja Mihrije Braha nuk po kalon kohën më të mirë. Kjo pasi Mihrija njoftoi ndjekësit në mediat sociale se nëna e saj po ndeshet me probleme të natyrës shëndetësore.
Ajo postoi ditën e djeshme një fotografi me të ëmën, derisa shkroi: “Nënë pranë teje deri në frymën e fundit”.
Mesa duket nëna e artistes ka probleme serioze shëndetësore. Shpresojmë që nëna e Mihrijes ti kalojë shqetësimet dhe të rikthehet në gjendjen e mëparshme.