Fri, Nov 29, 2024

Tentativa për të vrarë Xhevdet Plakun/ SPAK jep pretencën për grupin kriminal, sa vite burg kërkon për ish-shefin e krimeve, Dedan Gjonin

  • PublishedSeptember 10, 2024

SPAK ka dhënë pretencën për 4 anëtarët e grupit kriminal që kishin planifikuar vrasjen e Xhevdet Plakut më 17 shtator 2019.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total 29 vite e 6 muaj burg për 4 anëtarët, porositësin Rexhep Rapin i njohur dhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapin,  ish-shefin e krimeve në Policinë e Shtetit Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermenin.

Për Kep Arapin, SPAK kërkon 7.6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi me 5 vite heqje lirie. Për Algert Rapin 7.4 vite burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar u kërkua dënimi me 4.8 vite heqje lirie.

Për Dedan Gjonin, ish-shefin e krimeve në komisariatin nr. 6 dhe Dejvi Gjermenin u kërkua dënimi me 7.4 vite burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar 4.8 vite burg.

SPAK përmend se ish komisari përmes Whatsap njoftoi Algert Rapin, nipin e të fortit të Sukthit duke e njoftuar se Shënjestra do të dilte në orën 20 Grupi u ekspozua nga komunikimet përmes Whatsap, por grupi nuk e kreu vrasjen për shkak se mos zbuloheshin.

Grupi kishte dështuar edhe tre herë të tjera të vriste Xhevdet Plakun.

Rexhep Rapi sipas SPAK u përpoq të hakmarrej për vrasjen e të vëllait Sali Rapi, krim i ndodhur 24 vite më parë në Itali. Megjithatë gjatë 2014 një gjykatë në Savona e kishte shpallur të pafajshëm të dyshuarin, të cilit sakaq ju bënë tre atentate në Shqipëri, të ndodhura mes Kavajës dhe Durrësit

Siç rezulton nga letërporositë e të huajve, edhe një person i katërt i identifikuar si Fatjon Dervishi apo Tolja, ka qenë pjesë e grupit kundër kundër Plakut, por për shkak se ai është vrarë në 2023 hetimi nuk mund të vazhdojë, njoftoi SPAK.



AlbaniaWeb.net