Wed, Nov 27, 2024

Toli bashkohet me Dinamon, probleme për Qardakun

  • PublishedSeptember 10, 2024

Goditja e fundit e Dinamos në merkato, Ardit Toli, është bashkuar dje me skuadrën në stërvitje. Futbollisti 27-vjeçar mbërriti të dielën në kryeqytet dhe nga dje është vënën në urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Toli nuk ka kryer një fazë përgatitore të mirëfilltë dhe me siguri nuk do të jetë gati për lojë për pak kohë. Lojtari që në Superiore ka veshur fanellën e Tiranës duhet të rifitojë gjendjen për të marrë minuta gradualisht dhe më pas për të qenë titullar.

Ai është një mesfushor me eksperiencë dhe pritet t’i shërbejë Dinamos në vazhdim për të arritur objektivat e saj. Afrimi i Tolit, sipas të gjitha gjasave, është i fundit për blutë, edhe pse në vazhdim mund të ketë ndonjë surprizë për sulmin.

Sa i takon gjendjes së skuadrës, probleme fizike kanë pasur ditët e fundit lojtarë si Qardaku dhe Nani. Shkodrani duket se nuk do të jetë gati për derbin me Partizani, ndërsa gjendja e portugezit do të shihet këto ditë. Dëmtime më parë kanë pësuar edhe Qefalija e Gjikolaj, të cilët nuk janë ende gati.

AlbaniaWeb.net