“As në SPAK, as në arrati”, thumbon Namik Dokle: Kur dikush më pyeti ku je…
Namik Dokle, një ndër figurat më të vjetra në Partinë Socialiste, është larguar nga politika dhe ka vazhduar rutinën e tij larg mediave.
Megjithatë, socialisti është aktiv me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me të cilët sot ndau një bisedë me një qytetar në kryeqytet. Teksa shkruan se një burrë e pyeti se nga ka qenë, Dokle thotë: “I thashë jam në Shqipëri, as në SPAK, as në arrati”. Një përgjigje kjo ironizuese dhe thumbuese…
Shkrimi i Namik Dokles:
“Eee, Namiko, ku ishe dhe ku je…”- më tha.
“Isha dhe jam në Shqipëri, – i thashë, as në SPAK, as në arrati”.
Buzëqeshëm të dy.
AlbaniaWeb.net