Barazimi me Holandën, Nagelsmann: Ndeshje argëtuese, mund të fitonim ne
Trajneri i Gjermanisë, Nagelsmann tregoi këndvëshrimin e tij pas barazimit 2-2 ndaj Holandës në Nations League.
“Ishte një ndeshje argëtuese, edhe pse filloi keq për ne. Ne duhej të mbroheshim në një mënyrë më të mirë. Pasi pësuam gol, ne reaguam me karakterin e duhur.
Në 10 minutat e para të pjesës së dytë ishim paksa në vështirësi sepse presioni i Holandës ishte pak më i lartë. Ndonjëherë na duhej të gjenim zgjidhje më të lehta në zotërim dhe të fitonim topin në gjysmën tonë të fushës. Më pas pranuam barazimin 2-2, edhe në atë situatë mund të ishim mbrojtur më mirë. Në fund patëm më shumë raste për të shënuar golin e tretë, ishim pak më afër fitores se kundërshtarët tanë”.