Conte e ka pjesë të projektit, Napoli i ofron rinovimin Kvara-s, shifrat
Pas ndeshjes me Shqipërinë, Kvicha Kvaratschelia do të rikthehet te Napoli, për të ndihmuar skuadrën e tij. Ylli gjeorgjian është pjesë e skemave të trajnerit Conte dhe me gjasë do të ketë rinovim kontrate.
Napoletanët synojnë që të vijojnë bashkëpunimin me sulmuesin deri në vitin 2029, duke përmirësuar ndjeshëm edhe kushtet ekomonike. Sipas edicionit të sotëm të Gazzetta dello Sport, oferta e parë për rinovimin është 5 milionë euro, me palët që thuhet se janë afruar shumë. Natyrisht, do të duhet edhe koha e nevojshme që të gjendet marrëveshja e duhur dhe të mbërrijë tymi i bardhë.
(J.S/)