Joe Jonas dhe Sophie Turner finalizojnë divorcin
Divorci i Joe Jonas dhe Sophie Turner është finalizuar.
Ndarja e ish-çiftit të famshëm u finalizua pak më shumë se një vit pasi këngëtari 35-vjeçar paraqiti një padi për t’i dhënë fund martesës së tij me yllin e “Game of Thrones”.
Gjykatësi zyrtarisht nënshkroi divorcin pasi ish-çifti arriti një marrëveshje të rënë dakord reciprokisht, kushtet e së cilës, megjithatë, janë konfidenciale. Ky divorc i jep fund martesës katërvjeçare të ish-çiftit.
Kujtojmë se Joe Jonas dhe aktorja 28-vjeçare nisën romancën në vitin 2016 dhe u martuan në një ceremoni të paplanifikuar në Las Vegas më 1 maj 2019, në The Little White Chapel. Ata mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë, Willa, në vitin 2020, ndërsa dy vite më pas erdhi në jetë edhe Delphine. Jonas paraqiti kërkesën për divorc në fillim të shtatorit të vitit të kaluar.
Divorci ishte i ashpër që në fillim, duke u përqëndruar kryesisht në një grindje të ashpër për kujdestarinë mbi dy vajzat e tyre.
Menjëherë pas postimit të një deklarate të përbashkët në mediat sociale në shtator 2023, duke njoftuar se “kemi vendosur reciprokisht për t’i dhënë fund martesës sonë”, Turned ngriti një padi kundër Jonas duke e akuzuar atë për “rrëmbim të fëmijëve”.
Turner pretendoi se Jonas mbajti pasaportat fëmijëve të tyre për t’i penguar që të udhëtonin në vendlindjen e saj, në Angli.