Mon, Nov 18, 2024

Seanca në Kuvend, Rama e Balluku në interpelancë me deputetët e PD. Në rend të ditës edhe mandati i Olta Xhaçkës

  • PublishedSeptember 11, 2024

Kuvendi do të mblidhet ditën e nesërme, në orën 10:00, në një seancë plenare publike.

Sipas rendit të ditës, do të ketë një interpelancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Gazment Bardhit, kërkuar nga ky i fundit, në lidhje me anijet e nisura nga Porti i Durrësit, të dyshuara se po transportonin lëndë të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës.

Gjithashtu një interpelancë do të ketë edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e kërkuar nga deputetët e Partisë Demokrtike, për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar dhe aksin “Rruga e Kombit”, me akuzat që bllokojnë aksesin e qytetarëve që banojnë në zonat pranë.

Në rend të ditës do të jetë edhe mandati i Olta Xhaçkës, “për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit”.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 59, datë 10.9.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.9.2024. (Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Shqipërisë zotin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Gazment Bardhi.
4. Interpelancë urgjente me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë zonjën Belinda Balluku, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

5. Akt normativ nr. 2 datë 1.8.2024.”Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.123/2014, “Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë”.

6. Akt normativ nr. 3 datë 28.8.2024.”Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024””, të ndryshuar.

7. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë””

8. Projektligj “Për ratifikimin e letrës së pjesëmarrjes së Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për Qendrën Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride””.

9. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar.

10. Projektligj “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

11. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.43/2023, “Për qeverisjen elektronike”

12. Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë””.

13. Projektvendim “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.



AlbaniaWeb.net