Doli i dëmtuar nga “Air Albania”, Kvaratskhelia pritet me ankth në Napoli
Gjeorgjia festoi për 3 pikët në “Air Albania”, por kjo ndeshje u përjetua me ankth në radhët e Napolit. Ylli i gjeorgjian i bluve, Kvaratskhelia doli i dëmtuar në minutën e 75-të, si pasojë e një problemi fizik. Menjëherë në rikthimin e tij në Itali, Kvara iu nënshtrua disa vizitave mjekësore, të cilat për fatin e mirë të Contes vërtetuan se nuk bëhej fjalë për një dëmtim serioz, thjesht një goditje e cila nuk pritet ta mbajë larg fushës së lojës.
Sipas Sky Sport: Kvaratskhelia pritet të jetë në dispozicion të Contes për takimin e së dielës kundër Cagliarit. Në pritje për të kuptuar saktësisht gjendjen e tij, La Gazzetta dello Sport shkruan se Napoli dhe Kvara janë shumë pranë rinovimit të kontratës deri në 2029.
Gjeorgjiani shihet nga Conte, por dhe nga drejtuesit e klubit, si një pikë referimi, e tashmja dhe e ardhmja e ekipit. Napoli i ka ofruar sulmuesit 5 milionë euro neto në sezon për rinovimin e kontratës, një ofertë e kënaqshme financiare. Sigurisht duhet ende kohe dhe disa detaje të tjera që të kemi “tym të bardhë”.
()