“Fjalori degradoi në nivel mejhaneje”/ Debati në Kuvend për përgjimet SKY ECC, Ivi Kaso: Banditët lidhje me ministrat
Juristi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, bëri një përmbledhje të debatit të ashpër Bardhi-Rama gjatë seancës së sotme të Kuvendit.
Ai tha në “Top Story” se fjalori degradoi, teksa në fokus vuri lidhjen mes anëtarëve të bandave dhe ministrat, ose drejtues të institucioneve shtetërore.
“Akuzat ndaj komunikimit të dy banditëve, që sa tha Bardhi janë marrë nga një dosje e SPAK, besoj se edhe aty u devijua fokusi. Për interpelancën nuk u mor asnjë vendim, lau duart dhe tha e kam private këtë gjë. Ai lan duart duke thënë faji është i këtij është i atij.
Degradoi niveli i debatit dhe ai nerv që u zbulua, komunikimi i Bardhit nuk zbuloi vetëm një fenomen atë të Mondit të Shkodrës, por që shqiptarët e dinë që është një lidhje e drejtpërdrejt të banditëve me ata që do të emërohen nesër.
Banditi me atë që do të bëhet ministër janë aq të afërt saqë i tregojnë njëri-tjetrit frikërat që kanë. E degradoi fjalorin në një nivel mejhaneje”, tha Ivi Kaso.
AlbaniaWeb.net