Jashtë fushave për disa javë, Bare pëson dëmtim
Keidi Bare ka pësuar dëmtim dhe mund të jetë jashtë fushave për gjashtë jave. Nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventura e mesfushorit shqiptar te Zaragoza në La Liga 2. 27-vjeçari u impenjua në katër ndeshjet e para të kampionatit, ku dhuroi edhe një asist.
Në këto kushte, Bare nuk do të mund të kontribuojë për kombëtaren, për ndeshjet e tetorit.
Futbollisti gjatë karrierës së tij ka luajtur për Atletico Madrid B, Malaga dhe Espanyol.