Sun, Sep 22, 2024

Aksident në aksin Lushnjë-Tiranë! Mjeti del nga rruga, lëndohet drejtuesi dhe dy fëmijët e mitur

  • PublishedSeptember 13, 2024

Rreth orës 06:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi K. B., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë shtetasi K. B., dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



AlbaniaWeb.net