Wed, Nov 27, 2024

BE kritika Kuvendit për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

  • PublishedSeptember 13, 2024

Në një reagim për mediat -së në Tiranë shfaqi kritika ndaj mazhorancës pas një votimi ku ajo refuzoi të zbatojë një vendim të gjykatës që i kërkonte Kuvendit të votonte pro dërgimit për interpretim të mandatit të deputetes ,

“Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur”, u shpreh BE.

Socialistët zgjodhën të abstenojnë ose të votojnë kundër duke e bërë të pamundur që projektvendimi të miratohej, ndërkohë që kishin rrëzuar në prill një vendim tjetër të ngjashëm të Kushtetueses.

Këto qëndrime të mazhorancës u cilësua nga gjykata si “shkelje të rënda të Kushtetutës” dhe sipas saj përbënin “cënim të themeleve të shtetit”.

BE gjithashtu vë në dukje se “zbatimi i vendimeve të nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”.

Delegacioni i referohet raportit të fundit të BE-së mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, ku janë shprehur shqetësimet lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti.

“Përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023)”- thuhet në reagimin e dhënë nga delegacioni për mediat në Tiranë.

Çështja e mandatit të Xhaçkës ka krijuar një precedent në marrëdhëniet mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, pasi PS e mbrojti Xhaçkën, së pari me procedurë parlamentare dhe më pas duke dalë kundër vendimeve të gjykatës që e “urdhëronin” Kuvendin që të votonte pro dërgimit të mocionit për interpretim.

Qëndrimet e mazhorancës bien në kundërshtim me praktikën e mëparshme parlamentare për dërgimin për interpretim në gjykatë të mandateve të deputetëve, kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës, i cili u ndalon deputetëve të përfitojnë pasuri publike.

Xhaçka akuzohet nga opozita se ka përfituar të mira publike në kundërshtim me Kushtetutën, pasi bashkëshorti i saj, , një ish-deputet socialist përfitoi statusin e “investitorit strategjik” për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në .

Gjatë kohës që Xhaçka mbante detyrën e ministres së Jashtme në kabinetin qeveritar, Këshilli i Ministrave mori vendim për të dhënë në përdorim për 30 vite brigjet e detit para hotelit.