Sat, Sep 21, 2024

Dy persona të rëndësishëm munguan në kurorëzimin e Dafinës dhe Kreshnikut

  • PublishedSeptember 14, 2024

Këngëtarja Dafina Zeqiri është kurorëzuar mbrëmjen e kaluar me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin. Ceremonia u organizua si në një darkë solemne private në një prej restoranteve të Prishtines.

Miq e dashamirë ishin ftuar nga çifti, përfshirë nënën e Dafinës, zonjën Meli.

Por, sipas ‘Prive’ në ceremoni munguan dy persona mjaft të afërt të këngëtares. Bëhet fjalë për motrat e Dafinës, Tringën dhe Besën, as njëra e as tjetra nuk ishin prezente mbrëmë.

Raporti mes motrave Zeqiri ka qenë shpeshherë i komentuar, dhe Dafina shpesh i ka bërë ato ‘follow’ e ‘unfollow’.

Ky hap i ri në jetën e saj personale vjen në kulmin e karrierës së saj muzikore, ndërsa fansat e saj në të gjithë botën e kanë përgëzuar për këtë vendim të rëndësishëm.