Wed, Sep 18, 2024

FOTO/ Futi në “xhep” Vlahoviç, statistikat dhe notat e Ardian Ismajlit

  • PublishedSeptember 14, 2024

Ardian Ismajli ishte thuajse i pagabueshëm në ndeshjen e sotme mes Empolit të tij dhe Juventusit që pretendon për titullin kampion në Serinë A.

Mbrojtësi shqiptar bllokoi në të gjitha mënyrat Dushan Vlahoviç, duke mos e lejuar këtë të fundit të tregonte aftësitë para portës. Ndërhyrjet e njëpasnjëshme të Ismajlit dhe bllokimet e tij ishin pjesë e meritës që kishte prapavija e Empolit teksa mbylli ndeshjen me barazimin pa gola.

Whatsapp Image 2024 09 14 At 8.15.14 Pm
Whatsapp Image 2024 09 14 At 8.15.14 Pm

Ismajli u vlerësua me notën 7,5 nga “SOFASCORE” për këtë duel, duke qenë lojtari më i mirë në fushën e lojës sa i përket paraqitjes së tij me statistikat e regjistruara gjatë takimit të sotëm.

AlbaniaWeb.net