Wed, Sep 18, 2024

PREMIER LEAGUE/ Chelsea fiton në minutën e fundit, “Roboti” Haaland nderon Cityn, Liverpool shtanget në shtëpi

  • PublishedSeptember 14, 2024

Premier League ka luajtur ndeshjet e javës së katërt ku nuk mungoi spektakli.

Java nisi me fitoren 0-3 të Manchester United përballë Sputhampton në transfertë, teksa spektakli vazhdo me Manchester Cityn që mundi me përmbysje Brentford 2-1, falë dy golave të “Robotit” Haaland, i cili shkon në kuotën e 9 golave në katër ndeshje.

Liverpooli u shtang në shtëpi, duke u mposhtur 0-1 nga Nottingham Forest, duke sjellë surprizën e kësaj jave.

Aston Villa bëri një përmbysje fantastike përballë Evertonit në shtëpi me rezultatin 3-2, ndërsa një fitore të vuajtur e arriti Chelsea në transfertë përballë Bournemouth falë një goli të Nkunku.

Kështu kreun e mban tashmë i vetëm Manchester City me pikë të plota, duke filluar misionin për të ruajtur titullin kampion.

REZULTATET:

RENDITJA:



AlbaniaWeb.net