Sat, Sep 21, 2024

Tempulli 4/ Shpërndanin drogë afër shkollave, në pranga 24 persona! Vocaj: U sekuestrua 1.8 kg kokainë, 4 persona në kërkim

  • PublishedSeptember 14, 2024

Tempulli 4, Tonin Vocaj, Drejtori i Policisë Tiranë konferencë për shtyp: Policia ka zhvilluar operacione për goditjen e grupeve kriminaleve apo aktivitete kriminal, të cilët shpërndanin drogë afër shkollave. Në vijim të operacioneve, pas tre të tjerave, ka referuar materiale në Prokurori për dy procedime penale.

U siguruan prova për dokumentimin për përfshirjen në aktivitet të paligjshëm për 28 persona. Mbi bazën e provave u organizua Tempulli 4 , ku u vunë në pranga 24 persona, 15 prej tyre janë arrestuar në bazën finale të operacionit. Vijon puna për 4 persona të tjerë, të shpallur në kërkim.

Gjatë hetimit u sekuestruan 1.8 kg kokainë, 18 kg maijuhanë 350 doza ekstazi, aparate celular etj.

Këta persona shpërndanin lëndë narkotike afër shkollave, në lokale nate në Tiranë.



AlbaniaWeb.net