Affleck dhe Lopez dalin së bashku për herë të parë pas kërkesës për divorc
Duket se ish-çifti ruan një marrëdhënie të mirë edhe pas kërkesës për divorc. Kjo pasi Ben Affleck dhe Jennifer Lopez dolën bashkë me fëmijët e tyre mes divorcit. Të shtunën, më 14 shtator, ish-çifti u fotografuan së bashku në The Beverly Hills Hotel në Los Anxhelos, duke shënuar herën e parë që ata janë ribashkuar publikisht përkrah fëmijëve të tyre që kur këngëtarja Jennifer Lopez paraqiti kërkesën për divorc nga aktori më 20 gusht.
Dalja e përbashkët e Lopez dhe Affleck vjen gati një muaj pasi këngëtarja “Can’t Get Enough” paraqiti kërkesën për divorc nga Affleck pas më shumë se dy vitesh martesë.
Në dosjen e saj, ajo renditi 26 Prill 2024, si datën e ndarjes së tyre.
“Ajo u përpoq shumë për t’i bërë gjërat të funksionojnë dhe është zemërthyer,” tha një burim për PEOPLE of Lopez në kohën e paraqitjes. “Fëmijët janë prioriteti kryesor, siç kanë qenë gjithmonë.”