Sun, Nov 17, 2024

Pushuesit e vjeshtës! Të huajt nuk tremben nga moti, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën

  • PublishedSeptember 15, 2024

Pavarësisht rënies së temperaturave dhe reshjeve të shiut karakteristike të vjeshtës, pushuesit e huaj vijojnë të pushojnë pranë detit në Vlorë, sapo dalin rrezet e diellit.

Të rinjtë nga Nigeria e largët dhe Britania, kanë zgjedhur Vlorën dhe shtatorin për të pushuar, pasi e konsiderojnë periudhën më të mirë. Shtatori thonë ata është muaj i qetë, pa zhurmë apo trafik.

“Jam Bimba dhe kjo është hera e parë që vij në Shqipëri, Vlorë dhe shpresoj ta kem shqiptuar mirë fjalën. Kam zgjedhur vetë shtatorin pasi më pëlqen se është muaj i qetë,  udhëton lirshëm nëpër qytetin tuaj që është i mrekullueshëm”

“Më quajnë Dami, zgjodha të pushoj në shtator, pasi është i qetë, dhe i shijon vendet e bukura. Me punën time on line mund të pushoj dhe udhëtoj në çdo periudhë të vitit.

“Jam Luisi nga Uellsi dhe kjo është hera e parë që vij në vendin tuaj, është shumë bukur. Shtatori na jep mundësinë që qytetin ta kemi të aksesueshëm, të lirë në çmime, udhëton lirshëm dhe njerëzit janë shumë miqësor.

“Jemi në shtator dhe këtu është gjithmonë bukur. Jam italiane e martuar me një djalë shqiptar, nuse në Kaninë prandaj e dua Vlorën dhe vijmë çdo vit këtu”.

Në Vlorë gjen këto ditë edhe pushues nga Polonia dhe Moldavia, ndërkohë që e gjithë vija bregdetare vijon të jetë e mbushur me çadra dhe shezlone në pritje të pushuesve që e duan detin edhe në vjeshtë…



AlbaniaWeb.net